Danilo: Kroacia ka emra të mëdhenj, i njoh ndaj duhet të përgatitemi shumë!

08/12/2022 18:51

Për mbrojtësin e Brazilit, Danilo-n, Kroacia ka emra shumë të mëdhenj në skuadër dhe nuk duhet nënvlerësuar.

“Kroatët kanë lojtarë vërtet të fortë. Nuk ka nevojë të thuhet më shumë për Modric, Brozovic, Perisic dhe Kovacic”-u shpreh ai.

Më tej, mbrojtësi shtoi se kroatët janë mësuar të luajnë ndeshje të mëdha, teksa theksoi se duhet të përgatiten mirë.

“Të gjithë kampionët i njoh mirë. Ata janë të mirë dhe për më tepër janë mësuar të luajnë ndeshje të rëndësishme. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë dhe ne duhet të përgatitemi sa më mirë për ta përballuar atë”-tha Danilo./ Super Sport

Top Channel