Shpërndanë në rrjet teorinë se Brigitte Macron është mashkull, dhjetë persona dalin në gjyq në Paris për ngacmim online ndaj gruas së Presidentit të Francës Në prag të nisjes së punimeve të Samitit BE- Ballkani Perëndimor, Këshilli i Europës ka zbardhur temat e diskutimit dhe agjendën e takimit nesër në Tiranë.
Katër do të jenë temat ku do të fokusohet ky samit, kryesuar nga pasojat e agresionit të luftës në Ukrainë, ku liderët do të diskutojnë sesi të trajtohen pasojat negative në energji dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor.
Tema e dytë e diskutimit të liderëve do të jetë përforcimi i marrëdhënieve politike mes vendeve, ku fokusi do të jetë te të rinjtë.
Në këtë pikë do të vlerësohet edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun e brendshëm të BE-së, modernizimin e sistemeve të pagesave në përputhje me standardet e BE-së si dhe nisma për të lehtësuar logjistikën ndërkufitare dhe rrjedhën e vazhdueshme të mallrave
Së treti, në fokus do të jetë siguria kibernetike dhe manipulimi informacionit.
E fundit, por jo nga rëndësia, do të diskutohet menaxhimi i emigracionit, ku udhëheqësit do të shkëmbejnë pikëpamjet për trajtimin e përbashkët të problemit që është gjithnjë e më shumë në rrije. Kjo pikë përfshin harmonizimin e politikës së vizave të BE-së dhe bashkëpunimin në sistemet e kthimit.
Ata do të diskutojnë gjithashtu se si të forcohet bashkëpunimi për kundër-terrorizmin dhe parandalimin e radikalizimit.
Këshilli i Europës ka zbardhur edhe agjendën e samitit, që do e kthejë Tiranën për pak orë në kryeqytetin Europian.
10:15- Mbërritjet dhe mirëpritja zyrtare
11:00- Shkëmbim pikëpamjesh
11:45 -Foto ‘familjare’
12:15- Seancë plenare
14:30 -Konferencë për shtyp
Samiti i fundit midis liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ishte Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Slloveni në tetor 2021. Ai u organizua nga Presidenca Sllovene e Këshillit.
Top Channel