Berisha risjell denoncimin për kreun e SHISH: Vlora Hyseni ndërhyri te gjyqtarët e Gjykatës së Lartë për të favorizuar Ballukun
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm projektligjet e paraqitura për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe të ligjit “Për investimet strategjike”.
Sipas Bardhit, në 11 vite zbatimi të ligjit për investimet strategjike, 98% e lejeve u kanë shkuar vetëm pesë oligarkëve, ndërsa investitorët e huaj zënë vetëm 2% të rasteve.
Ai theksoi se pas shpërndarjes së bregdetit, qeveria synon tani të vërë dorë edhe mbi pyjet dhe kullotat e vendit, në emër të investimeve strategjike.
“Pas 11 vitesh, rezulton se 98% e rasteve u përkasin pesë oligarkëve që kanë marrë titullin e investitorit strategjik, ndërsa vetëm 2% e vendimeve lidhen me investitorë të huaj, dhe edhe këta janë dy miq personalë të kryeministrit Edi Rama. Pra, qëllimi i shpallur dhe realiteti që rezulton vite më vonë nga zbatimi i këtij ligji nuk përputhen me njëri-tjetrin.
Prandaj, ajo që thoni ju për për “Paketen e Maleve”, nuk është qëllimi për të cilin qeveria u investua me ligjin e sjellë këtu. Qeveria u angazhua sepse i kanë mbetur pyjet dhe kullotat pa shpërndarë, pasi shpërndau bregdetin. Tani është radha e pyjeve dhe kullotave të Republikës së Shqipërisë për t’ia dhënë edhe ato një grushti njerëzish në emër të investimeve.
Por ju nuk ia zgjidhni hallin atij fshatari në majë të malit, i cili ka ndërtuar shtëpinë në tokën që e ka trashëguar brez pas brezi dhe sot e ka pa dokumente. Ai e ka ndërtuar shtëpinë aty dhe ju nuk merreni me të.
Po të merreshit me të, do të kishit edhe votën tonë pro. Por ju nuk thoni se do t’ia zgjidhni hallin atij qytetari të zakonshëm që prej 100 vitesh e ka shtëpinë në një zonë malore, por e ka ende pa dokumente, për shkak të historikut të së drejtës së pronësisë në Republikën e Shqipërisë.
Ju thoni se dikush që vjen me një projekt për të investuar atje, në mal apo në fushë, do të përfitojë nga ky ligj. Sepse kjo nuk lidhet vetëm me malin. Dhe, meqë quhet “investim në male”, unë nuk di të ketë male as në Kavajë, as në Rrogozhinë, as në Shijak, ku rezulton se ka aplikime”, shprehet Bardhi.
Top Channel