18/12 21:37
Në vend të nxënësve, në banka ka dru, lopata, materiale ndërtimi dhe ushqim për bagëtitë.
Më 27 maj të vitit 2019, ishte dita e fundit kur në fshatin Kullaj u zhvillua mësim, pastaj shkolla u mbyll sepse pjesa më e madhe e nxënësve emigruan, ndërsa të tjerët u detyruan të shkojnë në fshatrat e tjerë për të mësuar.
Sot, në godinë është vetëm një klasë që shërben si kopsht. Banorët thonë se shteti për ta nuk ekziston, prandaj janë larguar.
Në fshat mbijetojnë vetëm dy ushqimore të vogla, edhe ato me lista borxhesh që shkojnë në miliona lekë.
Sot në Kullaj ka vetëm 300 banorë nga 1500 që kishte vite më parë.
Top Channel