Këngëtarja Elhaida Dani ishte e ftuara e parë për këtë puntatë në “Më lër të flas”.

Tashmë Elhaida është edhe një prej konkurrenteve në “Dancing With The Stars”, gara e të cilit çdo javë po bëhet më e nxehtë mes personazheve.

Ndërsa u pyet nga Romeo nëse do të tregonte ndonjë sekret nga prapaskenat e spektaklit, ajo ttha se nuk kishte folur për dy javë me partnerin e saj në kërcim Ledjanin.

Ajo tha se të dy grindeshin në prapaskena dhe nuk shkruanin me njëri-tjetrin, por flisnin vetëm të premten e spektaklit.

“Pyetja ishte me aq nivel, pyetje që bëhen në Amerikë, nuk kemi, e vetmja që më vjen është se unë me Ledin, partnerin tim s’kemi folur për dy javë rresht në prova, flisnim vetëm natën e shfaqjes, dhe asnjëri nuk e dinte këtë gjë, tani që e thashë ishalla nuk do t’i ngeli hatri, nuk besoj, por nja dy javë…nuk e di me kë shkruan apo me kë nuk shkruan, nuk ishte ky motivi, ishim duke u zënë në prova dhe askush nuk e dinte mes nesh, flisnim vetëm të premten”, tha Elhaida.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA