Brian Johnson, i cili atribuon fizikun e tij të tonifikuar stilit “fisnor të jetesës” duke përfshirë ngrënie të mishit të gjallë, akuzohet së fundmi se përdor $10 000 injeksione steriodësh në muaj pas publikimit të email-eve në rrjet.
Ai që njihet në rrjetet sociale si “Liver King” (Mbreti i mëlçisë – prej ngrënies së mëlçive të gjalla qe reklamon) akuzohet se ruan fizikun e tij me injeksione të shtrenjta steroidësh megjithë pretendimet se p’amja e tij është krejtësisht natyrale’.
Johnson është bërë i famshëm për strukturën e tij muskuloze – si dhe zakonet e çuditshme të ushqimit – që prej gushtit 2021 kur nisi të postonte pjesë nga jeta e tij e përditshme.
Por tashmë babai i dy fëmijëve akuzohet, sipas tij nga ziliqarët, për përdorim të drogave përforcuese nga një tjetër ‘bodybuilder’, i cili thotë se ka parë email-et e Johnson që e vërtetojnë këtë.
Johnson pretendon prej kohësh se trupi i tij është 100% natyral dhe se stërvitja e tij intensive dhe dieta e mishit të gjallë e mbajnë në formë të mirë.
Por në videon e publikuar në kanalin e YouTube, “More Plates More Dates”, ku hetohet nëse bodybuilder-ët janë natyralë apo jo, prezantuesi Derek, thotë se ka zbuluar “të vërtetën” për Johnson.
Video me titull “Mbreti i mëlçisë gënjen”, thotë se korrespondenca e tij tregon se Johnson pranon se shpenzon rreth $11,000 në muaj në steroidë.
Email-et besohet se ishin këmbyer me një nga trajnerët e tij në 2021 – thuajse në një kohë kur Liver King nisi të postonte rregullisht në Instagram, para se të grumbullonte masën e tij aktuale prej më shumë se 1.7milinë fansa .
Duke reaguar ndaj videos, edhe pse pa prova, përdoruesit nisën kritikat ndaj burrit muskuloz, duke i kërkuar të ishte më i sinqertë me përdorimin e steroidëve.
“Mire që që zgjati dhe kaq”, shkruante një prej tyre me ironi, ndërsa të tjerë thonin se shpresonin që e gjithë industria të përfitonte për të gjetur më shumë transparencë.
Vetë Johnson ende nuk ka komentuar për akuzat e pazakonta.
Top Channel