Më e votuara nga publiku dhe pikët e jurisë javën e shkuar, ajo pati mundësinë që të zgjidhte e para partnerin e kësaj sfide…

Sara Hoxha erdhi në skenë më një pasadoble të fuqishme me Ledianin.

Juria kishte vlerësim, ashtu sikurse dhe shumë kritika për Sarën.

“Më vjen inat, do të doja të hyja në skenë dhe të reagoja. Ty të mungon reagimi. E fillove mirë, por pastaj e humbe”, tha Kledi Kadiu.

Edhe anëtarët e tjerë të jurisë evidentuan disa gabime në hapa, ndërkohë që performancën e vlerësuan me 34 pikë.

Sonte, 8 çiftet do të kërcejnë në zhanre të ndryshme dhe si çdo javë, në fund të performancave do të vlerësohen me pikë nga juria. Votat tuaja do të jenë shumë të rëndësishme për të shpëtuar të preferuarin tuaj. Ju do të votoni për VIP-in, me kodin që ai ka pasur gjatë gjithë këtyre javëve.

Kodi për Sarën është VIP3.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel