Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm.
Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.
Ka vetëm katër ditë që kur Capital T ka publikuar këngën e tij të re, e cila titullohet “Hera e fundit” e mes duket është pritur mjaft mirë nga publiku pasi deri më tani, ky projekt muzikor ka kaluar 2 milionë shikime në platformën YouTube. E këtë sukses vetë Kapo e ka ndarë me ndjekësit e tij me anë të një postimi në Instastory.
Para pak kohësh Kapo shijoi pushimet në Dubai dhe këtë na e ka treguar vetë artisti përmes fotove dhe videove në rrjete sociale. Këto postime sidomos fotoja e tij i veshur si sheik ka marrë shumë vëmendjen e të gjithëve. Artisti arriti ta kthej vëmendjen pasi postoi një video teksa shëtit një tigër të bardhë. Diçka që askush prej reperave nuk e ka bërë më parë.
Top Channel