I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërgoi Prishtinës zyrtare një mesazh të qartë: Kosova, sipas zyrtarit të lartë të administratës amerikane, e ka detyrim formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nëse nuk zgjidhet kjo çështje, spiralja e krizës, do të vazhdojë.

Escobar: Mendoj se qeveria në Prishtinë duhet ta shohë këtë çështje si mundësi. Ekzistojnë modele në Europë që sigurojnë të drejta për minoritetet. Dhe ato janë në Bashkimin Europian. Ekzistojnë mënyra për të krijuar mundësi për të dyja vendet.

Escobar i bëri këto komente në një diskutim të organizuar nga Këshilli Atlantik – institut amerikan me seli në Uashington. I pyetur nëse ekzistojnë afate për formim të Asociacionit, ai e nënvizoi hapur se kjo çështje duhet të përfundojë sa më shpejt që është e mundur.

Escobar: Konflikti i ngrirë nuk i ndihmon askujt në rajon. Ky është konflikti i vetëm i tillë në Europën Qendrore.

Serbia insiston që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura vite më parë mbi Asocaiciaonin, por ekzekutivi i Kosovës e kundërshton një asociacion njëetnik. Escobar u shpreh se lufta e Rusisë në Ukrainë e ka shtuar fokusin e Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor, dhe tani, po i mëshohet me forcë gjetjes së zgjidhjeve për të gjitha mosmarrëveshjet ekzistuese.

Sa i përket marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, Escobar, theksoi se ajo ishte e rëndësishme për uljen e tensioneve. “Në vend që të fokusohen tek çështjet individuale që rrisin tensionet, palët bëjnë mirë të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, ishte këshilla e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA