Një gjyq për çështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e një avokati në Gjykatën e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur pranë gjykatës së Fierit në përfundim të një seance gjyqësore, aty ku pasi kanë dalë nga godina e gjykatës, palët janë konfliktuar me njëra-tjetrën, duke përfunduar në sherr, të cilit nuk i ka shpëtuar edhe një avokat.
Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për 4 persona të shoqëruar në mjediset e policisë së Fierit.
“Rreth orës 12:40, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat).
Shtetasit J. V. dhe E. S. kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa shtetasi I. V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”- njofton policia.
Top Channel