Tre gola për 20 minuta, Spanja e pamëshirshme në pjesën e parë

23/11/2022 18:05

Dueli i parë i grupit E në Katar 2022, dhuroi një rezultat surprizë. Japonia mposhti 1-2 Gjermaninë, ndërkohë që tani është radha e takimit Spanjë-Kosta Rika (17:00). Spanja, me një brez të ri lojtarësh, synon të rikthejë shkëlqimin e viteve 2008-2012 kur mori 2 kampionate Europiane dhe një Botëror.

Si futbollist, Luis Enrique ka bërë 12 paraqitje në Kupën e Botës për Spanjën mes viteve 1994 dhe 2002, megjithëse ai kurrë nuk e kaloi çerekfinalen. Tani shpreson si trajner të shkojë më tej, duke treguar se objektivi i tij dhe i skuadrës që drejton është të luajë 7 ndeshje në këtë Botëror. Kosta Rika, në historinë e saj ka fituar vetëm 5 ndeshje, me tre prej tyre që janë regjistruar në ndeshjet hapëse.

Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi E

SPANJË-KOSTA RIKA 3-0 (Olmo 11′, Asensio 21′)

Kronika e ndeshjes:

 45+5′ Pedri nis bukur Marco Asension, por lojtari i Realit, i cili sot po luan si qendërsulmues, gjuajti keq.

31′ Ferran Torres ekzekuton saktë penalltinë dhe nis festën me shokët e skuadrës. 29′ Jordi Alba sërish protagonist. Pas asistit për Asension, anësori i majtë i Barcelonës, pengohet në mënyrë të parregullt në zonë. Penallti për Spanjën.
21′ Spanja realizon edhe golin e dytë. Marco Asensio gjuan menjëherë me të majtën topin e marrë nga Jordi Alba, Keylor Navas nuk e grushton siç duhet, 2-0 për skuadrën e Luis Enriques. 

11′ Spanja në avantazh! Asist i Gavit, gol i Dani Olmos, i cili mori bukur topin dhe kaloi kombëtaren e tij në avantazh.

9′ Tjetër mundësi e mirë për Spanjën. Pedri pason për Marco Asension. Lojtari i Realit gjuan keq dhe nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë.
5′ Pedri dhuron një pasim të mrekullueshëm për Dani Olmon, lojtari i Leipzigut nuk arrin të shënojë.

FORMACIONET ZYRTARE

 

 

Top Channel