Formacionet zyrtare/ Luis Enrique ul Moratën në stol, Kosta Rika “mur” në mbrojtje

23/11/2022 16:58

Dueli i parë i grupit E në Katar 2022, dhuroi një rezultat surprizë.

Megjithatë asnjë kombëtare tjetër nuk ka humbur më shumë ndeshje hapëse të Kupën e Botës sesa “La Roja”, që ka dështuar në 7 premiera të Botërorëve. Trajneri Luis Enrique shpreson që skuadra e tij të mos gabojë ndaj Kosta Rikës. Lojtarë si Pedri, Gavi dhe Ansu Fati i japin shpresë dhe besim Spanjës se mund të ketë një rrugëtim të gjatë në Katar.

Si futbollist, Luis Enrique ka bërë 12 paraqitje në Kupën e Botës për Spanjën mes viteve 1994 dhe 2002, megjithëse ai kurrë nuk e kaloi çerekfinalen. Tani shpreson si trajner të shkojë më tej, duke treguar se objektivi i tij dhe i skuadrës që drejton është të luajë 7 ndeshje në këtë Botëror. Kosta Rika, në historinë e saj ka fituar vetëm 5 ndeshje, me tre prej tyre që janë regjistruar në ndeshjet hapëse.

FORMACIONET ZYRTARE

Top Channel