Situata në Durrës/ Përgjysmohet sipërfaqja e përmbytur, bie niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm

22/11/2022 16:47

Sipërfaqja me prezencë uji në Durrës, Shijak dhe Krujë është përgjysmuar, ndërsa ka rënë niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm.

Sipas Prefektit të qarkut Durrës, në bazë të informacioneve të vazhdueshme të marra nga strukturat përgjegjëse vendore, si dhe nga strukturat e gadishmërisë së përhershme konfirmohet se në të gjithë territorin e Qarkut Durrës, reshjet me intensitet të ulët.

bashkinë Durrës niveli i ujit në lumin Erzen është në rënie, deri tani niveli ka rënë 2m, për shkak të reshjeve me intensitet shumë të ulët.

Niveli në Hidrovirin e Porto-Romanos është -1m, kurse tek Hidrovori i Hamallajt është -1.2m.

Aktualisht, nuk ka banesa me prezencë uji tek 2 rajonet që shfaqën problem gjatë 24 orëve të fundit, Rajoni nr.5 dhe Rajoni nr.6 të qytetit Durrës.

bashkinë Krujë prurjet në lumin Ishëm kanë rënë, duke bërë të mundur tërheqjen e ujit nga sipërfaqet e tokave bujqësore drejt shtratit të lumit.

Sipërfaqja me prezence uji është përgjysmuar, rreth 70 ha.

Në akset rrugore nuk ka prezencë uji dhe qarkullimi vijon normalisht.

bashkinë Shijak situata është e qetë, dhe lumi Erzen është brenda shtratit të tij. Të gjitha strukturat përgjegjëse vendore, në të 3 bashkitë janë në gadishmëri të plotë.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA