Inside Story/ Bordi i Spitalit të Traumës prej vitesh jashtë funksioni, drejtuesja Manastirliu nuk shkon në mbledhje

22/11/2022 21:45

Për të kuptuar neglizhencën e institucioneve qendrore ndaj shërbimit spitalor mjafton të shohim se si është sjellë kryetarja e bordit të spitalit.

Që ky spital të funksionojë normalisht duhet të mblidhet bordi. Ai përcakton strukturën, por edhe mënyrën se si do të funksionojë ky spital.

Kryetare e bordit është ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu, e cila e ka neglizhuar krejtësisht këtë rol.

Kjo vërtetohet nga korespondenca mes ish- drejtuesit të këtij spitali Arben Zeneli, i cili përgjatë tre viteve, 2018, 2019 dhe 2020 i kërkoi me anë të shkresave zyretare, ministres Manastitlliu që në cilësinë e kryetares së bordit, të mblidhte bordin.

Por nuk ka marrë asnjë përgjigje përgjatë tre viteve.

Pra, bordi i këtij spitali, i cili kryesohet nga ministri i Shëndetësisë, është ngritur me urdhër të vetë ministrit që refuzon të shkojë në mbledhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA