Elbasan/ Reshje të vazhdueshme shiu që nga dita e djeshme, mbeten të bllokuar banorët e fshatit Hasjok

21/11/2022 09:43

Reshjet e shiut në qarkun e Elbasanit kanë vijuar që prej ditës së djeshme, ndërsa deri më tani banorët e një fshati kanë mbetur të izoluar.

Edhe pse vetem 4 kilometra nga aksi nacional Elbasan-Peqin, fshati Hasjok është e izoluar. Rruga e amortizuar është bërë e pakalueshme pas reshjeve të shiut.

Deri në një pjesë të saj rruga për në fshat mund të përshkohet me mjete tip fuoristrade, por më tej lëvizja është e pamundur për afërsisht 100 banorët e fshatit.

Sipas institucioneve vendore atje, ditën e djeshme kanë rënë 30 mm shi dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur 13 mm shi.

Akset rrugore nacionale e rurale janë të gjitha të hapura. Ka pasur prani inertesh në sasi të vogël në aksin rrugor Elbasan-Gjinar dhe Gramsh-Moglicë të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese.

Në një nivel jo shumë të lartë janë prurjet në përrenjtë e qarkut dhe lumin Shkumbin e Devoll.

Furnizimi me energji elektrike është i plotë me përjashtim të 2 fidrave në bashkinë Belsh, 1 fidri në njësinë administrative Tregan të bashkisë Elbasan dhe 1 fidër në Klos të bashkisë së Cërrikut.

Strukturat e emergjencave civile të bashkive janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

 

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA