Giresse: Rezultati nuk është real, do të analizoj të gjithë lojtarët e do të dalim në një konkluzion

19/11/2022 21:22

Alain Giresse, trajner i Kosovës, shprehu keqardhjen për mungesën e fitores ndaj Ishujve Faroe, në një sfidë të dominuar nga dardanët.

“Ishte një lojë me raste dhe na vjen keq që nuk i shfrytëzuam. Rezultati i kësaj loje nuk është real, duke marrë në kosnideratë rastet që shpërdoruam. I rikthehem asaj që kam thënë më parë, këto dy ndeshje do të na ndihmojnë për të ardhmen. Do të marr kohën e duhur dhe do të analizoj të gjithë lojtarët që janë aktivizuar dhe do të dalim në një konkluzion, por nuk do të nxitohem për të folur që tani.

Top Channel