Poetja Mimoza Ahmeti reagon për herë të parë pas publikimi të lajmit të Top Channel për dënimin e saj për shkak të një ndërtimi pa leje në Petrelë.
Ajo deklaroi në programin “Artkand” se kryerjen e 40 orëve për interes publik ajo do t’i realizojë dukë dhënë leksione publike.
Artistja shprehu dëshirën e saj që pronën që kishte pësuar dëmtime nga tërmeti ajo ta rindërtonte për të ndërtuar një galeri dhe një shkollë arti.
Ajo shprehet se shpreson që Komuniteti i Petrelës do ta ndihmojë për të vënë në jetë planin e saj dhe thumboi sistemin e drejtësisë duke e quajtur përzierje të supermacisë me demokracinë.
Në programin “Artkand” ajo prezantoi dhe një vepër të saj Pont Neuf, pikturën e realizuar në vitin 2017 live nga ura më e vjetër e Parisit.
Top Channel