Seanca për Erion Veliajn, trupa e Gjykatës së Lartë futet në Dhomën e Këshillimit për çështjen e kryebashkiakut
15/09/2026 10:03
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni, Valbon Çekrezi dhe Gent Shala janë futur në Dhomë Këshillimi për të shqyrtuar çështjen e Erion Veliajt.
Seanca mbahet që Gjykata e Lartë të shqyrtojë edhe një herë masën e sigurisë së kryebashkiakut të Tiranës.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Në orën 10:00 është parashikuar në GJKKO seanca në themel. Për shkak të bojkotit të avokatëve, parashikohet që seanca atje do të shtyhet.
Top Channel