Talenti gjeorgjian: Në Napoli edhe 70-vjeçarët janë “ultras”, festimi i huazuar nga Curry

18/11/2022 21:01

Khvicha Kvaratskhelia, mund të konsiderohet pa frikë si zbulimi më i madh në Serie A në pjesën e parë të sezonit.

Talenti gjeorgjian që në verë u transferua në verë nga skuadra e Dinamo Batumi për shifrën e vetëm 10 milionë eurove, në 12 paraqitje të tij me të kaltrit ia ka dalë të shënojë gjashtë gola dhe të asistojë në shtatë raste. 21-vjeçari, është shndërruar në një idhull të tifozerisë napoletane, për të cilën vetë Kvaratskhelia shpreh një konsideratë të lartë. Në një intervistë të fundit për GT dhe Crocobet, Kvaratskhelia zbulon se mënyrën e festimit të golave e ka huazuar nga basketbollisti i famshëm, Stephen Curry.

“Tifozët e Napolit më inkurajojnë dhe më mbështesin shumë, kur më takojnë më kërkojnë foto, autografë dhe më mbushin me dashur e ngrohtësi. E ndjej shumë dashurinë e tyre dhe e kam si detyrim t’jua shpërblej në fushë, bëj gjithçka për t’i bërë të lumtur. Këtu në Napoli, tifozët jetojnë për futbollin dhe këtë e vura re sapo mbërrita në qytet. Mosha e tyre nuk ka aspak rëndësi, edhe një 70-vjeçar di gjithçka për futbollin dhe vjen në stadium. Madje, nuk ka rëndësi as nëse është femër apo jo. Ata janë të gjithë njësoj, edhe kur skuadra mbyll ndeshjen dhe shkon në dhomat e zhveshjes, ata vijojnë të këndojnë në tribuna. Për këtë arsye, nuk je kurrë i autorizuar të mos japësh maksimumin në fushë.

Festimi pas golave? Është tipike e Steh Curry, tifozët mendonin se ai nuk kishte asnjë shans të fitonte kampionatin. Flisnin shumë për të dhe thonin se është në gjumë, por kur shënoi në ndeshjen deçizive, atëherë ai festoi në atë formë duke i dërguar të gjithë në gjumë. Prandaj edhe unë e mendova këtë festë kur skuadra fitoi ndeshjet”, u shpreh Kvaratskhelia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA