Shqiptari i kombëtares italiane, Petrit Malaj është menaxheri i koordinimit të ekipit italian

15/11/2022 20:02

Do të ishte e çuditshme që mes gjysëm milioni shqiptarësh që jetojnë në Itali prej vitesh, të mos kishte edhe një shqiptarë, këtë herë jo nga ata që luajnë në fushë, por Petrit Malaj është menaxher i koordinimit  brenda axurrëve, kampionëve të Europës.

“Kur mora vesh që Italia do të zhvillonte një ndeshje me Shqipërinë në Shqipëri për mua ishte emocion I madh. Në rastin tim por edhe në shumë raste të tjera me ne shqiptarët, ne jemi shumë të integruar. Unë në këtë rast nuk jam shqiptarë, jam Petriti, jam restorant menaxher dhe  menaxheri i shumë gjërave që lëvizin për sa i përket transfertës së Italisë kështu që nuk shikohet kombësia.”- tha Sink Petrit Malaj / menaxher koordinimi i Italisë

Si shumica e shqiptarëve edhe Petriti ka emigruar që në vitet ’90-të në Itali, por pasi filloi nga rolet më të fundit në Koverciano, kaloi eksperiencën tek shpresat axurre tek kombëtarja e femrave dhe nga viti 2006 tek ekipi I parë.

“Kam qenë gjithmonë tifoz me Italisë. Fakti që në një periudhë të jetës u ndodha të punojë për Italinë është një emocion që nuk mund ta përshkruaj. Kam shumë mardhënie të mira me të gjithë  dhe kur më thanë që do të luajmë me Shqipërinë më thonin me shaka duke më përqafuar që e organizuam këtë ndeshje për ty dhe aty I thash o po shyqyr që e bëtë.”- tha Petrit Malaj / menaxher koordinimi i Italisë

Po si vjen Italia në këtë miqësore që për shumë shqiptarë konsiderohet edhe vllazërore nisur nga lidhjet e forta mes dy vendeve në shumë fusha të jetës. Gjithsesi ai na tregon se ndeshja është ndeshje dhe miqësia mbaron kur bie bilbili.

“Organizimi është në maksimum si në të gjitha ndeshjet, me ndeshjet e kombëtares nuk bëhet shaka. Edhe organizimi I stërvitjes edhe gjithçka është në seriozitet maksimal. Kjo e tregon faktin që janë të gjithë lojtarët që fituan Europianin që do të vijnë këtu për këtë miqësore.”- Sink Petrit Malaj / menaxher koordinimi i Italisë

Një ndjenjë e ndarë në mes për Petrit Malajn kjo ndeshje mes vendlindjes dhe vendit që i dha mundësinë e madhe.

“Unë jam profesionist në punën time dhe jam shumë serioz. Italia më ka dhënë mundësi të punojë të jetojë kam krijuar edhe familje atje, por fakti që unë jam shqiptarë dhe gjaku im është shqiptar, nuk harrohet kurrë. Kështu që kjo është një ndeshje miqësore dhe unë shpresojë që të bëhet një ndeshje e bukur dhe publiku shqiptarë që do Italinë dhe unë që dua Shqipërinë të kënaqemi.”– tha Sink Petrit Malaj / manaxher koordinimi i Italisë.

Top Channel