Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 18 dhjetorit që do të mbahen në Kosovë.
Në mbledhjen e zhvilluar KQZ-ja u morën vendimet në lidhje me planin e organizimit të zgjedhjeve.
Disa nga aktivitetet kryesore të para përgatitura me këtë plan janë si në vijim:
a) Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 21 nëntor 2022;
b) Afati për deklarim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 17 nëntor 2022;
c) Afati për deklarim të partive politike për mospjesëmarrje në zgjedhje fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 19 nëntor 2022;
d) Afati për paraqitjen e përmirësimeve/korrigjimeve nga subjektet politike fillon më 25 nëntor dhe përfundon më 26 nëntor 2022;
e) Afati për vendimmarrjen e KQZ-së për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve është më 26 nëntor 2022;
f) Afati për tërheqje të subjekteve politike fillon më 4 dhjetor dhe përfundon më 5 dhjetor 2022;
g) Data e mbajtjes së shortit për renditjen në fletëvotim të kandidatëve dhe subjekteve politike është më 7 dhjetor 2022;
h) Afati për caktimin e kufizimeve të shpenzimeve për fushatë zgjedhore fillon më 15 nëntor dhe mbaron më 19 nëntor 2022;
i) Fushata zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore fillojnë më 8 dhjetor dhe përfundon më 16 dhjetor 2022;
j) Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhgueseve të OJQ-ve vendore, ndërkombëtare dhe mediave fillon më 15 nëntor 2022 dhe përfundon më 13 dhjetor 2022;
k) Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike fillon më 27 nëntor dhe përfundon më 12 dhjetor 2022;
l) Emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 24 nëntor 2022;
m) Publikimi i listës së qendrave të votimit bëhet jo më vonë se 7 dhjetor 2022;
n) Afati për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës fillon më 29 nëntor dhe përfundon më 4 dhjetor 2022;
o) Afati për kundërshtimin dhe konfirmimin e listës së votuesve fillon më 2 dhjetor dhe përfundon më 4 dhjetor 2022;
p) Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 26 nëntor dhe përfundon më 30 nëntor 2022;
q) Afati për certifikimin e listës përfundimtare të votuesve bëhet më 8 dhjetor 2022;
r) Periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës fillon më 9 dhjetor dhe përfundon më 16 dhjetor 2022;
s) Aplikimi për regjistrimin e votuesve të ngujuar në shtëpi fillon 26 nëntor dhe përfundon më 1 dhjetor 2022;
t) Afati për regjistrimin e votuesve me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion dhe votuesve me rrethana të veçanta fillon me 9 dhjetor dhe përfundon më 13 dhjetor 2022.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja miratoi planin e buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Buxheti i aprovuar është në vlerën 556 mijë e 482 euro. Ashtu siç kërkohet me ligj, me këtë buxhet planifikohen të dy raundet e zgjedhjeve.
Lista Serbe refuzoi pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore të Kosovës, pas vendimit të Prishtinës. Njëkohësisht as qytetarët që mbështesin partinë, një përfaqësi prej 95 %, nuk do të marrin pjesë.
Top Channel