E ardhmja? Babai i Leaos: Rafa e dashuron Italinë, është më i miri në Seria A!

15/11/2022 14:28

E ardhmja e Rafael Leaos te Milani mbetet, për momentin, një enigmë ende e vështirë për t’u deshifruar.

Ndërkohë, i pyetur nëse zgjatja e kontratës së 23-vjeçarit varet apo jo nga zgjidhja përfundimtare e mosmarrëveshjes me Sportingun, babai i lojtarit, Antonio Leao, tha se portugezi e dashuron Italinë.

“Ne jemi duke punuar për këtë. Interesi i Chelsea-t? Deri në 2024-ën, ne do të kujdesemi për gjithçka, nëse është domosdoshmërisht Chelsea, Barcelona apo Real Madrid. Atij i pëlqen të jetë në Itali. Ai fitoi çmimin e lojtarit të Seria A jo sepse ishte i pashëm, por thjesht sepse ai është më i miri”-deklaroi babai i sulmuesit.

Top Channel