Cassano shpërthen ndaj Mourinhos: Poshtërsi ajo që bëri!

15/11/2022 09:38

Antonio Cassano, një ish-lojtar i Romës dhe Realit të Madridit ishte shumë kritik ndaj Jose Mourinhos për akuzat e trajnerit luzitan ndaj një lojtari të Romës, të cilin e etiketoi “tradhtar”, por pa ia përmendur emrin.

“Më vjen keq sepse përpjekja e një skuadre që luante si skuadër u tradhtua nga një lojtar me qëndrim e tij joprofesional. Kam folur me të dhe e kam ftuar të largohet nga klubi në janar, por nuk e di se çfarë do ta bëjë në fund”, u shpreh trajneri i Romës pas barazimit 1-1 ndaj Sassuolos.

Në Itali zbuluar se lojtari “tradhtar” është Rick Karsdorp.

“Mourinho duhet të bëjë vetëm një gjë, të flasë për atë që po bën skuadra. Ai kurrë nuk thotë që nuk po e bën ekipin që të luajë mirë. Është gjithmonë faji i dikujt tjetër. Ai është një trajner dhe nuk ka bërë asgjë për një vit e gjysmë”, tha Cassano në programin “Minute 90”.

“Ajo që bëri Mourinho në çështjen “Karsdorp” është e poshtër, e turpshme. Nuk mund të thuash gjëra kaq të tmerrshme për një djalë që tani nuk mund të dalë as në rrugë. Duhet të flasësh me lojtarët dhe kjo është e gjitha”, ka theksuar ish-i i Romës./ Super Sport

Top Channel