Anglia mbërrin në Katar, menjëherë polemikë me organizatorët. Avioni në mbështetje të LGBTQ+

15/11/2022 22:32

Një nga kombëtaret favorite për t’i shkuar deri në fund Kupës së Botës, Anglia mbërriti në Katar. Tre Luanët që mbërrijnë me statusin e nënkampionëve të Europës janë shortuar në Grupin B së bashku me Iranin, Uellsin dhe SHBA.

Britanikët e nisin rrugëtimin e tyre në Botëror më datë 21 nëntor në ndeshjen ndaj Iranit, ndërsa kombëtarja e drejtuar nga trajneri Gareth Southgate do të akomodohet në Doha ku nga e mërkura do të nisë përgatitjen intensive në qendrën stërvitore të Al Ëakrah.

Sakaq, nuk mungojnë edhe polemikat në lidhje me britanikët që mbërritën në Katar në një avion të ngjyrosur në brendësi me ngjyrat e ylberit, për të treguar mbështetjen ndaj komunitetit LGBTQ+. Vlen të theksohet se vendi organizator, Katari, është rreptësisht kundër LGBTQ+ ndërsa ka bërë të ditur se nuk do të lejë të bëhet propagandë në favor të këtij komuniteti. Megjithatë, duket se te Anglia gjetën mënyrën për të bërë zhurmë dhe për të bërë që të flitet për LGBTQ+.

Top Channel