Nuk po ia del të shfaqet te Barça, Kessie kërkohet nga dy klube të Premier League

14/11/2022 23:05

Franck Kessie u largua nga Milani si kampion i Italisë, për të vijuar një eksperiencë të re në karrierë.

25-vjeçari u transferua te Barcelona, por aventura e tij e re nuk po shkon ashtu siç duhet për shkak edhe të konkurencës së lartë në ekip.

Mesfushori në sezon e ri në La Liga është aktivizuar në vetëm shtatë sfida ku për asnjë moment nuk është shfaqur protagonist.

Periudha e pushimit për shkak të Botërorit do të jetë një moment reflektimi për Kessie i cili duhet të vendos për të ardhmen e tij, pasi interesimi për të nuk mungon.

Sipas raportimeve të mediave britanike, janë dy klube nga Premier League që dëshirojnë të transferojnë 25-vjeçarin.

Drejtuesit e Aston Villa kanë piketuar Kessien si transferimin e parë në epokën e Unai Emery.  Klubi anglez është i gatshëm të ofrojë 14 milionë euro në drejtim të katalanasve. Megjithatë nuk janë të vetmit, pasi në garë për Kessien është një tjetër klubi anglez.

Fulham është i gatshëm të shpenzojë 22 milionë euro për Kessie. Një shifër më e madhe krahasuar me atë çfarë ofron Aston Villa, për të bindur Kessien të bëhet pjesë e organikës së trajnerit portugez Silva.

Në rast se çdo gjë do të konkretizohet me sukses, për Kessie do të jetë aventura e parë në Premier League./ Super Sport

Top Channel