Sediljet e mbuluara me gjak dhe njerëz duke bërtitur/ 11 të plagosur nga sulmi me thikë në një tren në Britani, reagojnë kryeministri Starmer dhe Mbreti Charles III Një shpërthim ka ndodhur në bulevardin Istikalal të Stambollit këtë pasdite, ku të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur.
Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, shkroi në Twitter se shpërthimi ndodhi në orën 16:20, ndërsa bilanci i të lënduarve po rritet akoma më shumë.
Në videot e postuara online shihen flakë pas një shpërthimi të fuqishëm, teksa qytetarët shihen duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
When I stepped out to check what happened after hearing the loud explosion at Istanbul’s Istiklal, I could smell the thick scent similar to gunpowder. pic.twitter.com/Gmy63aKuoK
— Ted Regencia تِد (@tedregencia) November 13, 2022
Një video tjetër shfaqi autoambulancat, ekipet e zjarrfikësve dhe policinë në vendin e ngjarjes. Në mediat sociale u tha se dyqanet në këtë zonë janë mbyllur pas shpërthimit.
Loud blast heard in Istanbul’s Istiklal causing panic. pic.twitter.com/ZK6FViRooz
— Ted Regencia تِد (@tedregencia) November 13, 2022
Bulevardi ku ndodhi shpërthimi është i frekuentuar nga turistët dhe banorët lokalë dhe aty gjenden dyqane dhe restorante.
Turqia është goditur nga një seri bombardimesh vdekjeprurëse ndërmjet viteve 2015 dhe 2017, përgjegjësinë e të cilave e morën grupi militant Shteti Islamik dhe militantët kurdë.
Top Channel