Bindin Ballkani e Drita, Gjilani i Ramadanit merr 3 pikë të vlefshme

13/11/2022 15:51

Ballkani mposhti Ferizajn me rezultati 2-0 në takimin e javës së 17-të të Superligës së Kosovë, duke vazhduar rrugëtimin drejt kreut.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa ishte një sfidë shumë e luftuar nga të dyja anët. Më pas në fraksionin e dytë erdhën edhe golat për vendasit, që u realizuan nga Nazmi Gripshi në minutën e 65’ dhe nga Albion Rrahmani.

Pas këtij takimi Ballkani qëndron në vend të dytë me 30 pikë, 5 më pak se Drita e vendit të parë, por me kampionët në fuqi të Kosovës që numërojnë tre ndeshje më pak, ndërsa Ferizaj qëndron në fund të klasifikimit me 12 pikë.

Drita rikthehet te fitorja, ndërsa mposhti me rezultatin 3-1 Malishevën në takimin e raundit të 17-të të Superligës së Kosovës. Vendasit ishin të parët që gjetën rrugën drejt rrjetës duke realizuar me Besnik Krasniqin. Ndërsa Drilon Hazrollaj barazoi për Malishevën. Ndërsa Ilir Blakcorri golin e dytë për Dritën, në fund ishte Ardit Tahiri ai që vulosi rezultatin dhe realizoi golin e tretë për vendasit.

Pas këtij takimi Drita vazhdon kryesimin me 35 pikë, 5 më shumë se Ballkani i vendit të dytë, por me skuadrën nga Suhareka që numëron 3 ndeshje më pak. Teksa Malisheva renditet në vend të 8 me 18 pikë.

Gjilani merr fitoren minimale 1-0 ndaj Llapit. Skuadra e Zekirija Ramadanit vijon të ketë nëj rrugëtim të mirë, ndërsa në javën e 17-të ka marrë 3 pikë të rëndësishme.

Goli në këtë sfidë u realizua nga ishi i Partizanit, Theophilus Solomon në minutën e 50’, duke i dhuruar fitoren ekipit të tij.

Pas këtij takimi Gjilani qëndron në vendin e tretë të renditjes tashmë me 27 pikë, ndërsa Llapi në vend të shtatë me 19 pikë./ Super Sport

Top Channel