Dhjetëra banorë të Bërxullës bashkë me gra e fëmijë kanë protestuar këtë të diel në mbrojtje të tokave të tyre.
Ata kanë mësuar edhe fitimet e firmës që ka marrë koncesionin e rrugës Thumanë- Kashar, e cila ka nisur punime ende pa marrë lejen e ndërtimit.
“Nuk i kemi lejuar të punojnë dhe nuk do t’i lejojmë që të punojnë në tokat tona, ata po vazhdojnë në mënyrë të paligjshmne në territorin tjetër, në fshatin Fushë-Prezë”, tha banori.
“Ne i kemi pezulluar sepse janë të paligjshëm, janë jashtë rregullave. Nuk ka ardhur asnjë institucion, asnjë përfaqësues i kompanisë që po kryen punime për të bërë marrëveshje me ne, për të na treguar si do veprohet”, tha një banor tjetër.
Ata gjithashtu tentuan të bllokonin rrugën e aeroportit të Rinasit, por nuk u lejuan nga forcat e policisë, të cilët ishin të pranishëm për mbarëvajtjen e kësaj proteste.
Banorët kanë 35 ditë që protestojnë, por askush nuk u kthen asnjë përgjigje.
Ata ndihen të pambrojtur dhe paralajmërojnë se nuk do të lejojnë askënd të hyjë në tokat e tyre.
Top Channel