Tre të vrarë në sulmin në Gjermani, para se autori të gjendej i vdekur në park (fotot)

12/11/2022 15:58

Një 59-vjeçar në Gjermani dyshohet se ka vrarë dy gra 57-vjecare në adresën e tij, dhe një burrë 60 vjeçar, para se t’i jepte fund jetës.

Policia tha se disa orë pas vrasjeve i dyshuari ishte gjetur i vdekur në një stol në park.

Vrasjet e tmerrshme ndodhën në qytezën gjermane të Weilheim pasi policia u njoftua për një burrë të plagosur rëndë në kopshtin para një pallati apartamentesh.

Viktima 60-vjeçare u gjet pa ndjenja kur erdhi policia pasditen e të premtes, dhe megjithë përpjekjet e mjekëve të ambulancës ai më vonë vdiq.

Ndjekja e autorit nisi disa orë më vonë, i cili u raportua i shtrirë pa jetë në stolin e një parku në zonën Holzhofstrasse të qytetit.

Kontrolli i mëpasshëm në adresën e tij soli zbulimin e dy grave të vdekura 57-vjeçare, që përshkruheshin se kishin “plagë gjigante”.

Dyshohet se 59-vjeçari kishte vrarë më parë dy gratë dhe më pas burrin, para se t’i jepte fund jetës, ndërsa motivet ende janë nën hetim nga policia.

Të tre viktimat besohet se janë familjarë ose miq të të dyshuarit.

Dje gjithashtu në Gjermani raportohej për një 26-vjeçar që pranonte se kishte vrarë të dashurën pasi ishte ndarë me të.

Dennis Holstein ka vrarë 25-vjecaren Pia Stelzer teksa ishte duke u kthyer në shtëpi më 27 gusht, dhe më pas kishte fshehur trupin e saj në një zonë pyjore në North Rhine-Westphalia.

Infermierja ishte shpallur e zhdukur, para se trupi i saj të gjendej më 30 gusht.

Autopsia zbuloi se viktima kishte shenja mbytjeje në qafë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA