Hetimi i beftë i SPAK, EUROJUST dhe policisë u zbuluan 15 call centera mashtrues, 6 prej të cilëve në Shqipëri që kishin mashtruar qytetarë europianë diuke përvetësuar rreth 50 milionë euro në 3 muaj.
Por në finalizim të tij, në dorë të hetuesve janë vetëm rreth 300 pajisje kompjuterike dhe u sekuestruan portofole kriptovalutash në vlerën afërisht 15.000 USD dhe cash 90.000 euro milionat e eurove të përftuara nga mashtrimi nuk u gjetën. Kjo para e pisët që qarkullonte në kriptomonedhë as është gjetur fizikisht nga autoritetet, nuk është gjurmuar dhe as nuk dihet se ku është investuar apo kush e posedon.
Kjo rrit potencialisht mundësinë që personat që posedojnë këtë pasuri miliona eurosh të paligjshme ta investojnë sërish për të rihapur të tilla kompani call center apo aktivitete të tjera të paligjshme.
Sikurse edhe në aksione të tjera mashtruesit kanë përdorur të njëjtën skemë, atë të telefonatës grackë të kryer nga call centerat, që ftoi qytetarë nga Austria, Gjermania, Spanja dhe FInlanda për të investuar pak e për të fituar në kriptpmonedhë.
Në Shqipëri për këtë veprimtari kriminale ranë Iris Puca, Ardian Korriku dhe Berlando Saracaj.
Top Channel