Në vazhdën e investigimeve të Fiks Fare mbi sekserët që të ofrojnë gjithëçka në spitale, pjesë e tyre janë dhe rojet private të objekteve.

Të gjithë e dimë se Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore  sipas rastit të pacientit janë të gatshëm së bashku me stafin përkatës të shoqërojnë në spitalin më të afërt pacientin dhe ta lejnë aty.

Por në rastet kur një pacient i shtruar në spital i cili ka nevojë të shoqërohet në banesë ky shërbim nuk ofrohet.

Pacienti është i detyruar ta sigurojë vetë mjetin e transportit privatisht. Në shumicën e rasteve transporti bëhet me mjete personale nga familjarët apo nga taksitë.  Por ka raste kur pacienti duhet shoqëruar në banesë me ambulancë, ndoshta i duhet oksigjen apo edhe një infermier ose mjek gjatë transportit. Si duhet të veprojnë këta pacientë? Ku duhet ta gjejnë këtë shërbim?

Fiksi pyeti si në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza ashtu edhe ne Spitalin e Traumës.   Në plot 6 raste të ndryshme që gazetarët e Fiksit pyetën rojet e godinave të ndryshme në ditë të ndryshme , të gjithë kishin nga një numër ambulance private. Në shumicën e rasteve numri përkoi me një djalë të quajtur Aldo dhe që rrinte afër spitalit NeuroPsikiatrik nr 5. Gazetarët kontaktuan me të dhe  epyetën se sa  kushtonte rruga deri në Elbasan për të çuar një të sëmurë dhe ai ju pohon 8 mijë lekë të reja.

Por përveç rojeve numra kartvizita të ambulancave private të japin dhe vetë punonjësit e 127, pasi siç u tregua edhe në Fiks Fare edhe pse punonin si shofer në Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore, kishin  në pronësi edhe ambulanca private.   Madje njëri prej këtyre punonjësve i ofron ndihmë gazetares së Fiksit kundrejt një ‘kafeje’.

Situata nuk ndryshon as në Spitalin e Traumës. Roja i parë që gazetarët pyesin për mjet transporti i sygjeron një agjenci funerali që e ka edhe këtë shërbim dhe është jashtë portës së spitalit.  Gazetarët kontaktojnë dhe shumë që kërkon kjo agjenci edhe pse ambulanca ishte pa oksigjen ishte 12 mijë lekë të rinj. Nga një roje tjetër gazetarëve të Fiksit iu sugjerohet transporti me ambulancat private të shoferit që punon tek 127. Gazetarët e telefonuan punonjësin e Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore   dhe ai u pohoi se bashkë me një mjeke ndihmëse në ambulancë shërbimi do të kushtonte 15 mijë lekë të rinj.

Pra çdo gjë tashmë është kthyer në biznes! Edhe nëse troket në shtet, portën ta hap privati,  kuptohet kundrejt pagesës.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA