
Një grua ka mbetur e plagosur rëndë në disa rrethana tmerri në Zvicër, pasi doli nga makina e saj duke lënë motorin ndezur por përfundoi e shtypur tre herë nga makina e saj, njoftonte dje policia vendase.
45-vjeçarja kishte dalë nga makina në një zonë rezidenciale të St Gallen në verilindje të vendit, për të marrë dicka nga bagazhi, tha policia, sipas agjencisë vendase ATS.
Por makina e cila qëndronte në një terren pak të pjerrët, nisi të rrokullisej së prapthi.
Gruaja nisi të tentonte më kot të ndalonte mjetin por rrjedhimisht ra përtokë dhe u shtyp nga makina për herë të parë.
Makina më pas u përplas me një mjet tjetër dhe çuditërisht u rikthye duke lëvizur në drejtim të kundërt, duke e shtypur gruan për herë të dytë, tha policia për ngjarjen e pazakontë.
Më pas automjeti i lirë kishte goditur trotuarin, që e kishte drejtuar përsëri në drejtim të gruas duke e shtypur për herë të tretë, para se të godiste një barrierë të drunjtë dhe më në fund të ndalonte.
Gruaja u dërgua në spital ku ishte në gjendje të rëndë, sipas raportimeve. Policia po heton aksidentin për të kuptuar rrethanat e pazakonta të lëndimit.
Top Channel