Rezerva Federale amerikane rriti sërish normat e interesit me 0.75 pikë përqindje të mërkurën dhe tha se beteja e saj kundër inflacionit do të bëjë që kostot e huamarrjes të rriten më tej.

Kryetari i Fed-it, Jerome Powell, duke folur në një konferencë shtypi pas përfundimit të takimit të fundit të  bankës qendrore, tha:

“Reduktimi i inflacionit ka të ngjarë të kërkojë një periudhë të qëndrueshme rritjeje të  normës. Rivendosja e stabilitetit të çmimeve është thelbësore për të pasur arritjen e punësimit maksimal dhe çmimeve të qëndrueshme në një afat më të gjatë.”– tha Jeremy Powell.

Indekset kryesore të aksioneve amerikane u rritën pas deklaratës së Fed, e cila premtoi të merrte më qartë në konsideratë rreziqet ekonomike në vendosjen e madhësisë së çdo rritjeje të mëtejshme të normës.

Vendimi i Fed-it për të vazhduar me rritjet e mëdha të normës vjen në kushtet kur po bëhet gjithnjë e më e dukshme se problemi me inflacionin, më i madhi në të gjithë dekadat e fundit, nuk është duke u përmirësuar, pavarësisht nga shenjat se kërkesa e konsumatorëve ka filluar të reduktohet dhe aktiviteti në tregun e pasurive të paluajtshme është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të peshës së normave të larta të kredive hipotekore, të cilat javën e kaluar u rritën duke kaluar shifrën 7 për qind.

Duke pasur parasysh se sa shumë i ka rritur normat Fed deri më tani, zyrtarët e lartë dhe ekonomistët po bëjnë diskutime gjithnjë se kur banka qendrore e SHBA duhet të ngadalësojë ritmin e rritjeve të normës, veçanërisht duke llogaritur faktin që ndryshimet në politikën monetare marrin kohë për të dhënë efektin e tyre në ekonomi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA