Ministri grek i Mbrojtjes bisedë telefonike me Çuçin, diskutime rreth shqiptarit të akuzuar për përdhunim

31/10/2022 16:25

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit Takis Theodorikakos ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar, Blendi Çuçi.

Zoti Theodorikakos kërkoi nga ministri shqiptar mobilizimin maksimal të mundshëm të organeve të sigurisë shqiptare për gjetjen dhe arrestimin e 45-vjeçarit të akuzuar për përdhunimin e të paktën një vajze në Paleo Faliro, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit të mirë të organeve të akuzës të të dy vendeve.

Siç është bërë me dije 45-vjeçari është larguar përmes pikës kufitare të Kakabijës në Shqipëri më 27 tetor, pra para se të identifikohej nga Policia greke.

Njëkohësisht, informacionet bëjnë me dije se në Prokurorinë e Athinës është paraqitur një kërkesë për publikimin e të dhënave të identitetit dhe fotove të tij.

Në një intervistë për televizionin publik ERT për dhunën dhe abuzimin që pësoi nga djali i saj nëna e tij ka thënë :

“Nuk e dua një fëmijë të tillë. Ai ka vdekur për mua. Nuk mundem. E ndjej se ka vdekur. Unë nuk e dua atë. Jam 70 vjeç. Sa merrja pensionin më merrte lekët. Ai pinte raki, birra dhe kur erdhi policia këtu , gjeti dhe cigare me hashash. Nuk e dua një fëmijë të tillë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA