Themelohet Kas-i shqiptar/ KOKSH ndryshon logon dhe zgjidhen katër anëtarë të rinj

30/10/2022 13:04

Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar e zhvilloi këtë fundjavë Asamblenë e 27 të përgjithshme zgjedhore ku u zgjodhën katër anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv, tre anëtarët themelues të Arbitrazhit Sportiv Shqiptar(KAS) dhe gjithashtu u miratua ndryshimi i logos të KOKSH-it.

Gjithashtu përpara fillimit të punimeve të asamblesë, komuniteti olimpik nderoi dy figura të rëndësishme të sportit shqiptarë. Sekretari i përgjithshëm i KOKSH ish-kapiteni i ekipit kombëtarë të Basketbollit Gerti Shima dhe kampionia e Evropës së atletikës Luiza Gega patën nderin që të vlerësojnë me “Urdhrin Olimpik” dy sportistë të mëdhenj në basketboll dhe atletikë si Gazmend Çaçi dhe Gjergj Ruli.

Asamblenë e hapi presidenti z.Fidel Ylli, i cili i bëri një paraqitje të gjithë punës së Komitetit Olimpik nga takimi i fundit me familjen olimpike si dhe renditi synimet institucionit pwr vitin 2023-in.  Pas miratimit të logos së re të KOKSH-it asambleja me 58 votues, votoi tre anëtarët themelues të KAS-it shqiptar, të cilët janë: Skënder Kapuçi me 47 vota, i cili ishte propozuar nga komisioni i sportistëve, Eralda Cani me 50 vota, e propozuar nga Federatat Sportive dhe Marjana Semini me 46 vota e cila vinte si kandidaturë nga thirrja publike.

Në fund të Asamblesë u zgjodhën edhe katër anëtarë të KE-së me mandat deri në 2025-ën, të cilët janë: Alfred Tahiraj 37 vota, Dritan Shakohoxha 44 vota, Julinda Dhame me 49 vota dhe Tonin Binoshaj 41 vota.

Top Channel