Moderatori Eno Popi mes emocionesh rrëfeu detaje nga jeta e tij personale ndërsa ishte i ftuari i parë në Më lër të flas me dy vëllezërit Veshaj.

Prej gati dy vitesh tashmë, ai ka një jetë mes Kanadasë dhe Shqipërisë, pasi gruaja e tij jeton atje për shkak të karrierës.

Ai u shpreh se është e vështirë, ndërsa u është dashur të sakrifikojnë për shkak të projekteve që kanë.

“Ndodh kështu për gati 2 vite e pak sepse Atena dhe Livi jetojnë atje, (Kanada). Atena ka të njëjtin profil dhe formim si ty. Ajo vjen nga fusha e imazhit, dizajnit edhe ka ndërtuar një karrierë  si graphic designer është dashur të ndjekë një shkollë profesionale shumë të mirë dhe aty ka gjetur një kontratë pune.  Në periudhën që iu desh të bënte këtë lëvizje, Livi ishte shumë e vogël, 1 vjeç e pak, tani është 4. Ishte shumë e drejtë që të qëndronte me Atenën në atë moment, ishte një periudhë që unë kisha projekte në Top, e bëra vajtje ardhje paralelisht, më pas pandemia në mes, edhe distanca bëri të vetën. Unë kam qëndruar me time bijë në periudhën e këtij shkurti të këtij viti dhe vjeshtës. Kur të bëheni vetë do e kuptoni që juve asgjë nuk do t’ ju kishte hyrë në sy para tyre”, tha Eno.

Eno Popi aktualisht moderon dy projekte në ekranin e Top Channel, spektaklin Dancing With The Stars dhe Startop.

FOTO GALERI
9/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA