Studiuesit njoftojnë për zbulimin e gjashtë specieve të reja të bretkosave në faqet e veshura me bimësi të Andeve ekuadoriane, sipas njoftimit të ministrisë vendase të mjedisit.

Zyrtarët thonin se studiuesit e universitetit katolik të Ekuadorit kishin zbuluar speciet e reja në parqet kombëtare të Llanganates dhe Sangay, të cilat ruajnë një biodiversitet të pasur si pyje të Amazonës në nivele më të larta relievi.

Profesor Santiago Ron, tha për rrjetin CNN se zbulimi i gjashtë specieve të reja kishte kërkuar disa vjet.

“Zbulimet janë bërë gjatë disa ekspeditave të gjata në pyjet malore të Amazonës në vitet 2008, 2015 e 2017, pas të cilave ne analizuam të dhënat hartuam raportin e publikuar”.

Bretkosat i përkisnin të gjitha gjinisë Pristimantis, e cila përfshin rreth 569 specie që jetojnë thellë në kontinent Honduras në veri deri në Panama në Ande e në Bolivi, sipas studimit të publikuar në revistën shkencore PeerJ. Ndryshe nga shumë specie bretkosash ato nuk varet nga trupa ujorë në afërsi të habitatit pasi mund të depozitojnë vezët e tyre në tokë.

Ron tha se kishte emëruar një prej bretkosave “resistenca” në homazh të aktivistëve mjedisorë të vrarë në Amerikën Latine duke mbrojtur çështjet mjedisore nga rrjeti i industrializimit. “Gjatë 10 vitebe të fundit, Amerika Latin e ka qenë një nga rajonet më të rrezikshme për aktivistët e mbrojtjes së mjedisit”.

Duke parë mungesën e informacionit mbi bretkosat e pyjeve tropikale, kërkuesit rekomanduan të vendosin speciet e reja në listën e kafshëve të rrezikuara.

Ekuadori raportohet se ka 669 specie amfibe, i treti me numrin më të madh në botë, pas Brazilit e Kolombisë, tha Ron.

FOTO GALERI
2/5
Vendet ruajnë një biodiversitet të pasur si pyje të Amazonës në nivele më të larta relievi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA