Vrau gruan pas sherrit në banesë, shqiptari dorëzohet te karabinierët! Dëshmia e fqinjëve: Ziheshin shumë, dëgjonim…

25/10/2022 10:46

Ka marrë fund arratia për 49-vjeçarin shqiptar, i cili dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij rumune ditën e diel.

Mediat italiane shkruajnë se ai u paraqit para karabinierëve në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, por ende nuk është zbardhur dëshmia e tij në polici.

Bashkëshortja e tij u gjend e vdekur në banesën e saj në në Bolzano , në katin e pestë të një pallati në Viale Trieste. Viktima Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeç, me origjinë nga Rumania, punonte si banakiere në kryeqytetin e Tirolit Jugor.

Ishin familjarët e Avniuat ata që lajmëruan policinë italiane për krimin e rëndë. Të dielën Avni mecja kishte telefonuar të vëllanë që jetonte në Verona dhe i kishte thënë se duhej të arratisej për në Shqipëri, dhe më pas është zhdukur.

Profili i përbashkët i çiftit në Facebook kishte një sërë fotosh romantike. Postimi i fundit ishte një foto në tarracën e një restoranti në një qendër tregtare në Bolzano, disa ditë më parë.

Por Avniu dhe Aleksandra sipas fqinjëve grindeshin shumë shpesh.

“I dëgjonim duke u grindur shpesh, edhe të shtunën në mbrëmje, deri rreth orës 22.30, më pas dëgjuam përplasjen e sirtarëve dhe më pas asgjë. Heshtje deri të dielën, kur policia mbërriti me zjarrfikësit për të hyrë në banesë”, deklaruan fqinjët.

Shqiptari punonte në ndërtim, ndërsa mediat italiane shtojnë se gruaja e tij e kishte raportuar më parë për keqtrajtim.

Aleksandra ishte goditur rëndë, ndoshta me një objekt të mprehtë që nuk është identifikuar ende. Më pas kufoma ishte mbështjellë me një batanije. Prokurori i Bolzanos, së bashku me policinë e shtetit, po përpiqen të rindërtojnë ngjarjen për të zbardhur rrethanat.

Në polici janë thirrur shumë dëshmitarë, por do të jetë autopsia që do të përcaktojë se si u vra gruaja.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA