Boris Johnson pranon humbjen dhe tërhiqet nga gara për kryeministër edhe pse përkrahësit e tij theksonin dje se ai i kishte 100 e më shume deputet që do e mbështesnin në garë.
Por ai nuk mund të siguronte më shumë se 57 syresh. Rishi Sunak, britaniko-indian, ish Ministeri i tij Financave nga 357 deputet që ka partia konservatore ka tashmë afro 228 deputetë në krahun e tij, çka nënkupton se nga nesër Sunak do jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë, pasi rivalja e tij ka rreth 24 deputete me vete.
Rishi Sunak do jetë kryeministri i tretë britanik brenda këtij viti, në krizë më të thellë politike dhe ekonomike që ka pllakosur Britaninë e cila qeveriset prej 12 vitesh nga konservatorët e qendrës së djathtë.
Rishi Sunak, është një ekonomist mjaft i spikatur qe njihet gjerësisht për ekselencën e tij profesionale. Ai është me origjinë indiane, i lindur në Angli, me prindër mjek dhe farmaciste, ndërkohë është dhëndri i një miliarderi indian me një pasuri më të madhe se Mbreti i Anglisë.
Nga sot, politika britanike krijon histori, pasi për Kryeministër do ketë një politikan me orgjinë indiane, një ish koloni e Perandorisë angleze.
Sunak pritet të qetësojë tregjet financiare dhe përmirësojë financat e vendit, ndërkohë sfidat përpara tij do jenë mjaft të mëdha, ndërkohe më e madhja politikisht do jetë jo nëse do shmangë ose jo humbjen e partisë se tij ne zgjedhjet e ardhshme, por sa do e minimizoj këtë humbje të pritshme.
Top Channel