Përkujtohet autori i “Vajzë e valëve”! Sarandë, nderime për veprën e Nestor Muko, këngëtari i njohur himariot

23/10/2022 13:14

Neço Muko Himarjoti këngëtari i njohur i shekullit të kaluar, themeluesi i një dimensioni tjetër të polifonisë i njohur si avazi himarjot është memorizuar në një pllakatë pranë shëtitores së Sarandës aty ku gati 100 vite më parë filloi jetën artistike shoqëria e tij muzikore Pif Paf. 

Regjistrimet në Paris të motiveve lirike frymëzuar nga vendlindja, malli, personazhet lokalë, deti dhe të ndikuara nga ritmet e jetës parisiene janë grumbulluar dhe restauruar krahas një botimi të vetë Nestor Mukos. Themeluesit të grupit polifonik i njihet edhe përfshirja për herë të parë e veglave muzikore e sidomos mandolinës.

Megjithëse humbi jetën në moshën 35 vjeçare karriera e tij artistike, risitë dhe prurjet artistike, krahas zërit brilant vijojnë ta radhisin atë mes figurave më të shquara të polifonisë shqiptare.

Në memorje të 123 vjetorit të lindjes së tij u ekspozuan relike fizike të grupit dhe u risollën në vëmendje kontributet artistike në Sarandën e fillim shekullit të kaluar, përfshi karnavalet e para, shfaqjet e këngët si të rrallat: “Vajza e valëve” apo “Moj nepërka pika pika”.

Bashkë me Neço Mukon u përkujtuan marrësi i jashtëzakonshëm i grupit Koço Çakalli, kthyesi Andrea Bala dhe hedhësi Pano Kokaveshi një element i ri për kohën duke evidentuar një mënyrë të re dhe autentike të të kënduarit të polifonisë himarjote.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA