“Rruga përpara, e vetmja zgjidhje”, Yuri Kim zbardh takimin me gjyqtarët e Apelit të GJKKO: Zbatoni ligjin me ndershmëri. Do vijojmë të luftojmë me ju

21/10/2022 14:49

Ambasadorja Kim u takua sot me gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në takimin me gjyqtarët e Apelit të posacëm ambasadorja Kim tha se Shqipëria po ecën përpara, jo pa vështirësi, por megjithatë po ecën, ndërsa nxiti ata të punojnë me ndershmëri e guxim, duke garantuar se SHBA do të vijojë të luftojë bashkë me ta.

“Nuk mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e një gjyqësori të drejtë, të paanshëm dhe të guximshëm, jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për miqtë dhe aleatët e tyre. Shqipëria po ecën përpara, jo pa vështirësi, por megjithatë po ecën.

Rruga përpara, është e vetmja rrugë për të moshuarit shqiptarë, të cilët nuk hoqën kurrë dorë nga shpresa dhe për djemtë dhe vajzat e reja, të cilët kanë aq shumë nevojë për të. E nxis çdo gjyqtar dhe prokuror të këtij vendi që ta bëjë punën e tij me ndershmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin, me guxim dhe krenari. Ne do të qëndrojmë krah jush, do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me ju” u shpreh ambasadorja amerikane, Yuri Kim./ E.Kola

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA