Metoda ushtarake për të rënë në gjumë për dy minuta, funksionon me të gjithë (fotot)

21/10/2022 17:21

Teknika që kërkon disa javë për t’u perfeksionuar është krijuar nga ushtarakët amerikanë dhe ka funksionuar edhe në mjedise me stres të lartë, siç janë zonat e luftës.

Njerëzit thonë shpesh se çelësi i një dite produktive është “një gjumë i mirë një natë më parë”.

Por sot njerëzit kanë shumë gjëra në kokë të cilat nëse nuk i sistemojnë siç duhet marrin kontrollin e mendjes së tyre.

Teknika ushtarake është bërë së fundmi e njohur në internet teksa revista Glamour e quan një mënyrë të thjeshtë dhe efektive për të rënë në gjumë si për ushtarakët dhe civilët.

Ajo është shpejguar në fakt në librin e vitit 1981 ‘Relax and Win: Championship Performance’, i krijuar për të luftuar stresin e ushtarakëve të lodhur që nuk arrinin të flinin nga stresi.

Për ta bërë të funksionojë, ne duhet të dimë se ajo funksionon si një skanim i trupit, me anë të të cilit duhet të relaksohemi nga maja e kokës te maja e gishtave të këmbëve.

Niset duke relaksuar muskujt e fytyrës, gjuhën, nofullën dhe muskujt rreth syve.

Në fund nxjerrim frymën dhe relaksojmë gjoksin, pastaj zhvendosemi poshtë te këmbët, duke nisur nga kofsha te majat e gishtave të këmbëve.

Sipas raportimeve pas gjashtë javë praktikimi, teknika raportohet se funksionon për 96 përqind të njerëzve që e provojnë, shkruan rrjeti britanik Daily Mirror.

Një komentues raportonte: “Jam ushtarak dhe ma kanë mësuar këtë. Kam qenë gjithashtu veteran në luftë dhe ma kanë mësuar edhe atje, funksionon gjithmonë”.

Një tjetër tha: “Doktori im ma ka mësuar këtë teknikë, me disa variacione kur kisha pagjumësi nga stresi post-traumatik. Kur e perfeksionon unë them se funksionon 100%”

Një tjetër përdorues në Twitter @Jontafkasi tha se në këtë mënyrë ka kuruar pagjumësinë e tij. “U deshën disa javë për ta perfeksionuar por më ka ndihmuar shumë”, thotë ai.

FOTO GALERI
2/3
Për ta bërë të funksionojë, ne duhet të dimë se ajo funksionon si një skanim i trupit, me anë të të cilit duhet të relaksohemi nga maja e kokës te maja e gishtave të këmbëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA