Sa shumë lojtarë të Superiores, Reja publikon listën për miqësoren me Arabinë Saudite

20/10/2022 09:48

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka shpallur listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për miqësoren e 26 tetorit ndaj Arabisë Saudite, që do të luhet në Abu Dhabi.

Pjesa më e madhe e lojtarëve që do të grumbullohen vijnë nga kampionati shqiptar dhe për shumicën është hera e parë që ftohen në përfaqësuesen kuqezi, teksa 9 prej tyre janë lojtarë që vijnë nga klube të huaja dhe shumica kanë qenë pjesë e rregullt e Kombëtares.

Portierët e thirrur janë Elhan Kastrati, Gentian Selmani dhe Arlis Shala, ndërsa në mbrojtje vijnë lojtarë të spikatur të kampionatit Albion Marku, Erdenis Gurishta, Andi Hadroj, Hakaj, Rudolf Turkaj, Stivian Janku, Ardit Toli, Ene Bitri si edhe Mario Mitaj, i cili aktivizohet me Lokomotivën e Moskës.

Në mesfushë janë Esat Mala, Sherif Kallaku, Lorenco Vila, Arbnor Muçolli, Ardit Deliu, Rrapaj, ndërsa rikthehet Odise Roshi, kurse sulmi do të përbëhet nga Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Xhuljano Skuka dhe Redon Xhixha.

Përfaqësuesja do të nisë grumbullimin më datë 22 tetor në kompleksin Tropikal në Durrës dhe më datë 24 tetor do të udhëtojë për në Abu Dabi ku do të vijojë përgatitjet për duelin miqësor.

Ndeshja e parë në histori e Shqipërisë me Arabinë Saudite do të zhvillohet në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit dhe do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).

Gjithashtu, testi do të jetë një mundësi e mirë për të testuar dhe për të parë në aksion në një ndeshje të vërtetë veçanërisht elementët e spikatur të kampionatit shqiptar.

Më poshtë edhe lista e plotë me 23 emrat e lojtarëve të ftuar në Kombëtare për miqësoren e 26 tetorit:

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA