Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë debatit për kërkesën e 15 deputetëve në lidhje me situatën energjetike në vend tha se qeveria po ndihmon qytetarët me çmimin e energjisë.
Ai mori dy shembuj, atë të një qytetari dhe një vile në Gjirin e Lalëzit, sa kanë konsumuar në një muaj dhe subvencionimin që ka bërë qeveria.
Sipas deputetit , qeveria paguan për shkak të çmimit në bursë 800 mij/ lekë për vilën në Lalëzl kurse për qytetarin normal 157 mijë lekë.
“Do të doja që në sallë të ishin të gjithë kërkuesit, por janë vetëm 10%, do doja që të gjithë të vinin me faturën e energjisë elektrike të familjes së tyre, e vërteta është se unë kam marrë dy fatura energjie, dy qytetarëve, njëri të zakonshëm dhe një personi që ka vilë në Lalëz. Shteti paguan edhe me çmimin në bursë që ka qenë 157 mijë lekë, nëse do t’i mblidheshin do ishte mbi 212 lekë fatura, nëse do ia shisnim me çmimin e bursës. Në këtë faturë energjie nëse do ia faturonim. Ka dhe një faturë të një vile në Lalëz, faturën e ka 237 mijë lekë, që do të thotë se kësaj vilës në Lalëz ai paguan shteti shqiptar 800 mijë lekë, e subvencionojmë 800 mijë lekë, është firmëtari i kërkesës së debatit, vila në Lalëz, ua thash këtë për të kuptuar se kemi marrë një vendim të vështirë, ju kam dëgjuar që më thoni s’ka luftë, ku është lufta. Del Saliu thotë nuk ka faj Putini e ka Belinda, Edi Rama. Si ka mundësi që qenka del ish kreu i PD dhe ish president i këtij vendi dhe del të mbrojë Putinin dhe është e rëndë është e turpshme. Ne jemi në luftë, me një diktator, agresor që po vret dita ditës ekonomitë e gjithë botës”, tha Balla.
“Meqë thatë pse nuk bëjmë ne si gjithë. Gjermania ka futur një ligj që kërkon që shteti federal të mbulojë faturën e energjisë elektrike për muajin dhjetor, ne jemi këtu dhe e kemi bërë këtë që prej ditës së parë të luftës. Luli qeshte, Gazi dhe Paloka ka nisur emisionin Përputhen, do takohen në një raund tjetër përputhjeje, kjo qeveria këtu po bën punë. Sa përmendëm Skavicën, nuk duam projekt amerikan tha boja e zezë, ajo do të bëhet, këtu mendjen ua kanë trazuar e barkun ua kanë prishur rublat për të cilat ju them ju këtu duhet të distancoheni. Ai duhet të japë përgjigje, si ka mundësi që kundërshton një investim amerikan, kërcen sa herë bie diskutimi për një çështje të tillë, vajti kokulur dhe votoi një rezolutë të hartuar në Moskë, janë çështje që ndërlidhen dhe e vërteta që në ditët në vijim duhet të bëheni gati për t’u njohur me fakte të tjera, ishin 600 mijë dollar financimi, ju nuk patët kurajë që të dilnit e të thoshit si PD ka rënë pre e këtyre investimeve të paligjshme. Ne do të vijojmë të subvencionojmë çdo familje, unë e them kjo është situatë lufte, kjo luftë , por një pjesë e jaja kanë zgjedhur të jenë në krahun e Putinit”, tha Balla.
Top Channel