Meghan Markle ka dhënë sot një intervistë të re me një nga revistat e saj të preferuara në SHBA, ku i bëri homazhe Mbretëreshës dhe la të kuptohej se vdekja e saj ishte e komplikuar për Princin Harry mes çështjeve të vazhdueshme me Mbretin Karl III dhe Princin William.
Dukesha e Sussex-it ka folur për Variety për një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë konceptet e gabuara rreth saj që kur u martua me burrin e saj në vitin 2018, duke pretenduar se historia e tyre e dashurisë kishte frymëzuar botën sepse njerëzit e duan dashurinë.
Meghan mori pjesë në një sesion fotografik magjepsës për intervistën, dhe gjithashtu u filmua duke folur për udhëtimin e saj të fundit në Mbretërinë e Bashkuar me Harry-n, ku turneu i tyre u ndërpre nga vdekja e Madhërisë së Saj në moshën 96-vjeçare.
Por në një deklaratë se vdekja e saj kishte qenë shqetësuese për Harry-n, i cili thuhet se mësoi për vdekjen e gjyshes së tij vetëm pesë minuta para pjesës tjetër të botës, ajo tha:
“Ka qenë një kohë e ndërlikuar, por burri im, tha: Tani ajo është ribashkuar me burrin e saj”.
Mes pretendimeve se ajo dhe Harry kanë vendosur të dëmtojnë familjen mbretërore që nga largimi në vitin 2020, Meghan i tha revistës se është krenare për marrëdhënien e saj me mbretëreshën dhe kishte një ngrohtësi të këndshme me të.
Top Channel