“Atë që dua e marr”/ Vijon “lufta” midis Ildës dhe Irisit për pëlqimin e tyre, ndërhyn Petro: S’kishin lidhje me mua

18/10/2022 18:48

Debati i nisur në puntatën e kaluar të Për’puthen midis Ildës dhe Irisit nuk pati një zgjidhje.

Konkurrentet u përballën sërish në studio, për të arritur sqarimin e plotë rreth debatit të krijuar.

Ilda dukej shumë e vendosur për të luftuar deri në fund për Petron, ndërsa të njëjtën gjë la të nënkuptohej edhe Irisi.

“Atë që dua e marr. Ne jemi çift”, u shpreh Ilda gjatë diskutimit.

Pse s’keni dal kur jeni çift. Nuk kam pse luftoj për Petron kur ai ka pëlqim për Ildën, nuk është se janë çift edhe un po i ndaj”, iu përgjigj Irisi.

Vajzat vendosën të mos i kërkonin falje njëra tjetrës, duke e mbyllur takimin me të njëjtën “armiqësi” që kanë pasur.

Në lidhje me situatën e krijuar ndërhyri edhe “molla e sherrit”, Petro, i cili deklaroi se debati i tyre nuk kanë lidhje me të.

Sipas konkurrentit Ilda dhe Irisi e kanë inatin me njëra tjetrën, por biseda u fokusua tek ai.

“Ke thënë se më ka ik pëlqimi për Petron, të ka kap inati me atë sësht se e ke me mua (i drejtohet Ildës). U kap biseda tek mua dhe pati provokime. Më pas kaluan në disa gjëra që s’kishin lidhje me mua. Nëse vajzat kanë pëlqim për mua mirë”, tha Petro.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA