Eda dhe Remili vazhduan njohjen mes tyre në ambientet e një pishine.

Dy konkurrentët treguan gjërat që pëlqejnë te njëri-tjetrin, ndërsa Remili u shfaq më kurioz për linjat dhe shenjat në trupin e Edës, por nuk mundi t’ia heqë rrobëdishani pasi konkurrentja nuk e lejoi.

Takimi vazhdoi më pas në pishinë, ku Remili i shprehu Edës pëlqimin që ka për të dhe dëshirë për të kaluar kohën me të.

Megjithatë, ky takim ndezi debate të ashpra në studio. Meteo reagoi menjëherë për vendin e takimit të parë të konkurrentëve, që sipas tij ishte i gabuar dhe jo i hijshëm. Ai shkoi dhe më tej me komentet kur i tha “u zhveshe që në takimin e parë. Kudo që të të çojnë në takimin e parë ti e pranon, edhe nëse është një dhomë”.

Eda nga ana tjetër theksoi se është e drejta e saj të bëjë ç’të dojë dhe ajo vetë ishte dakord me takimin në pishinën e mbyllur.

FOTO GALERI
5/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA