Një palë xhinse Levi’s të vitit 1880 janë shitur së fundmi në një ankand në një qytet të vogël në New Mexico për më shumë se 87.000 dollarë.
Ato u gjetën në një minierë të braktisur nga një arkeolog dhe u blenë nga 23-vjeçari, Kyle Hautner dhe Zip Stevenson, një veteran i tregut të xhinseve të cilësisë së mirë. Stevenson tha për CNN se:
Ne nuk kishim ndonjë plan për t’i blerë xhinset së bashku derisa filloi ankandi”.
Ato u shitën për 87.400 dollarë, një nga çmimet më të larta të paguara ndonjëherë për një palë xhinse.
Stevenson ka drejtuar një dyqan riparimi xhinsesh në Los Anxhelos për gati tri dekada, por ai kurrë nuk kishte gjetur një palë si këto të fundit. Ai tha për CNN se:
“Këto xhinse janë jashtëzakonisht të rralla, veçanërisht në këtë gjendje të konsumuara dhe madhësi fantastike”.
Stevenson dëgjoi për herë të parë për xhinset rreth pesë vjet më parë kur ato u zbuluan për herë të parë nga Michael Harris, i cili ka kërkuar në të paktën 50 miniera të braktisura për pesë vjet dhe nuk ka gjetur një palë të cilësisë së njëjtë. Ekzistojnë vetëm disa palë të ngjashme por ato mbahen në muze dhe shumë delikate për t’u veshur.
Ndërkaq, ankandi u mbajt në Durango Vintage Festivus në periferi të qytetit të vogël të Aztec. Sjellim në vëmendje se marka e njohur e veshjeve “Levi Strauss & Co” ka pezulluar bizneset e saj në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë. Prodhuesi i veshjeve me seli në San Francisko, i famshëm për xhinset e tij blu, tha se për momentin nuk janë planifikuar investime të reja në Rusi. “Levi’s” tha se do të dhuronte mbi 300,000 dollarë për refugjatët dhe njerëzit në nevojë në Ukrainë.
Top Channel