Eni Koçi është bërë nënë për herë të parë ditën e sotme dhe është bekuar me një vajzë.
Me një postim në Instagram këngëtarja ka zbuluar edhe emrin e veçantë që ka zgjedhur së bashku me partnerin Genc Prelvukaj.
Krahas fotove bukuroshja ka treguar se ëngjëllin e vogël e kanë pagëzuar me emrin Adea.
“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj! Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jetën”, shkruan Eni Koçi.
Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Ata deklaruan se i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi, por që në vitin 2019.
Çifti prej vitesh e kanë mbajtur të fshehtë dhe më pas e publikuan lajmin me anë të një fotoje të postuar në rrjete sociale, ku këngëtarja shfaqej me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa partneri i saj me kostum të zi.
Top Channel