Starti i dobët i sezonit, te Liverpooli “shpëton” vetëm braziliani

13/10/2022 17:15

Liverpooli i sezonit të ri në Premier League është shumë larg pritshmërive dhe objektivit titull.

Ekipi i Jurgen Kloopit që në startin e sezonin është përballur me dëmtime të shumta. Formë të mirë nuk kanë treguar as “yjet” e ekipit. Super Sport shkruan se pas rinovimit të kontratës se Salah (u bë lojtari më i paguar i ekipit), performaca e tij pritej të ishte e njëjtë si sezonet e tjera, megjithatë egjiptiani po vuan mungesën e ish-shokut të tij në ekip, Sadio Mane.

Blerja më e bujshme në merkaton verore, Darwin Nunez, do ende kohë për të shfaqur vlerat e tij, ndërsa në një sezon me ulje-ngritje për “të kuqtë”,  pasi Liverpooli po tregon një tjetër performancë në Champions League, ai që po impresionon me paraqijtjet e tij është Roberto Firmino.

Braziliani në tetë përballje të Liverpoolit në Premier League ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar tri herë për shokët e skuadrës. Ndjekësi më i afërt i tij është Diaz me tre gola, ndërsa Salah, i cili ka luajtur rregullisht titullar, ka shënuar vetëm dy herë në Premier League.

Top Channel